• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Egnatia, Tetova e pret me qetësi duelin me Vllazninë: Nuk do ndalemi, pres maksimumin nga skuadra

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edlir Tetova e pret me qetësi ndeshjen ndaj Vllaznisë. Egnatia po kalon një moment fantastik, teksa kryeson tabelën e klasifikimit, por ky fakt ka pak rëndësi në këtë moment për trajnerin e rrogozhinasve, duke qenë se çdo gjë në fund do të zgjidhet me një “Final 4”. Në konferencën për shtyp para duelit në Shkodër, Tetova theksoi se pret maksimumin nga skuadra e tij, ndërsa vlerësoi shumë Vllazninë për futbollin që bën. Trajneri konfirmoi rikthimin e Mustës dhe Ahmetajt nga dëmtimet.

Edlir, vini pas fitores me Laçin dhe tashmë e shihni veten në vendin e parë. Si është gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes me Vllazninë?

Pas fitores me Laçin, atmosfera në skuadër është pozitive dhe jemi gati për takimin kundër Vllaznisë. Kalendari është i ngjeshur dhe po luajmë 3 ndeshje brenda javës, kështu që sigurisht ndihet disi edhe lodhja te futbollistët. Megjithatë, po menaxhojmë situatën me qëllim që t’i marrim maksimumin transfertës në Shkodër. Na ndihmon shumë fakti që në aspektin psikologjik skuadra është shumë mirë.

Në këtë periudhë keni vuajtur disa dëmtime, çfarë ju shqetëson para këtij takimi?

Po, Ndreca do të na mungojë edhe këtë ndeshje, pasi ndien ende dhimbje në gju. Gjatë kësaj jave janë stërvitur rregullisht Ahmetaj dhe Musta, të cilët kanë munguar ndaj Laçit. Të dy do të jenë të gatshëm për duelin me Vllazninë, ndërsa edhe pjesa tjetër e ekipit është OK.

A ka presion Egnatia për të mbajtur kreun?

Skuadra nuk ka presion. Ne jemi destinuar të jemi në “Final 4”, kështu që tani ka pak rëndësi nëse je apo nuk je në vendin e parë.

Luani përballë Vllaznisë, një skuadre që edhe në sezonin e kaluar keni fituar qoftë në Shkodër dhe Rrogozhinë. Si e parashikoni këtë herë?

Vllaznia bën një futboll të bukur. Edhe ne kemi treguar se jemi një skuadër e frikshme, pasi krijojmë pafund mundësi për shënim. Ekipi duhet të jetë i përqendruar maksimalisht.

Duamena ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e para. Me atë në fushë gjërat janë më të lehta edhe për ju si trajner?

Duamena ka treguar se është një futbollist me cilësi të madhe dhe ky fakt na gëzon pamasë. Ai po shënon rregullisht dhe kjo na gëzon shumë të gjithëve. Kjo tregon impaktin që ka në skuadër, por mbi të gjitha ai është një lojtar me zemër shumë të madhe në grup, si brenda dhe jashtë fushe./h.ll/abcnews.al

Next Post

Fitorja me Leçen, Alegri: Nuk jemi dele e as për titull, thjesht bëmë detyrën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.