• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superliga e Kosovës në futsall bëhet me sponsor gjeneral

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar sot kontratë me kompaninë “Lirimi”, e cila do të jetë sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futsall.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Lirimi”, Lirim Thaçi dhe ajo është për periudhë njëvjeçare, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

  

Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate presidenti Ademi u shpreh i lumtur që edhe futsalli si pjesë e rëndësishme e FFK-së po zhvillohet dhe interesimi për këtë sport po rritet gjithnjë e më shumë. I pari i FFK-së me këtë rast ka uruar të gjitha klubet dhe lojtarët e Superligës në futsall.

Edhe pronari i kompanisë “Lirimi Group” uroi klubet e Superligës në futsall dhe u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kompanisë së tij dhe FFK-së.

Kjo marrëveshje vjen si rrjedhojë e punës së madhe që po bëhet në të gjitha drejtimet në futbollin kosovar, e ku hapa të rëndësishëm po bëhen edhe në futsall.

Për herë të parë në histori të këtij sporti, Superliga e Kosovës në futsall do të ketë sponsorin e vet dhe në bazë të marrëveshjes së arritur, emri i Superligës tash e tutje do të jetë “Lirimi Superliga”

Ky partneritet ndërmjet FFK-së dhe ”Lirimi Group” ndihmon klubet e Superligës në përmirësimin e kushteve të tyre. /Lajmi.net

  

  


Next Post

Malisheva - Llapi, formacionet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.