• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ministri Hajrulla Çeku zbulon projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka vazhduar me prezantimin e projekteve sportive dhe i fundit është Qendra Nacionale e Xhudos, e cila pritet të ndërtohet në Pejë.

Kosova shumë shpejtë pritet ta ketë Qendrën Nacionale të Xhudos, e cila pritet të ketë standarde evropiane dhe do të jetë multi-funksionale.

  

Është vet ministri i Sportit, Çeku, i cili e ka prezantuar projektin pas vendimit të sotëm për shpronësim, duke thënë se po nisim një fazë të re për fillimin e ndërtimit të qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.

Postimi pa ndërhyrje i Çekut

Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, dëshmia e radhës e përkushtimit tonë për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”.

Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.

Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve. /Lajmi.net

  

  


Next Post

Selmani: Shkojmë për fitore në Drenas 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.