Friday, 10. April 2026
Sport

Mbyllet ndeshjet në Superligë, këto janë rezultatet finale  

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Albi Mall Superliga e Kosovës ka startuar sot me xhiron e shtatë ku në program janë tre duele për t’u zhvilluar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka fituar ndaj Fushë Kosovës.

  

Ballkani ka ngadhënjyer me rezultatin 2:0 në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. Bleart Tolaj e kaloi Ballkanin në epërsi, me golin e shënuar në minutën e 25-të.

Kapiteni Edvin Kuç ka realizuar për 2:0 në minutën e 42-të.

Llapi fitoi ndaj Malishevës me shifrat 3:2.

Oshafi dhe Bruti realizuan për Malishevën, kurse Hyseni dhe Januzi dhe për Dukagjinin.

Oshafi shënoi në minutën e 21-të për ta kaluar Malishevën në epërsi.

Dueli i tretë i ditës i ditës u zhvillua në Gjilan ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur 0:0.

Gjilani golin e fitores e arriti në minutën e 52-të përmes Bashës nga penalltia.

Të tre duelet e ditës së sotme kanë nisur nga ora 15:00. /Lajmi.net

 

  

  


Teilen: