Friday, 10. April 2026
Sport

Etrit Berisha me notë të mirë në Serie A

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Empoli e bëri “sefte” këtë sezon në Serinë A. 

Empoli ka riumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Salernitanës, në duelin ku titullarë u aktivizuan 2 futbollistët shqiptarë, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi, të cilët bënë paraqitje dinjitoze.

Berisha mbajti portën e paprekur, ndërkohë që Shpendi ishte shumë energjik në fushë, madje në minutën e 58-të, gjeti rrugën e rrjetës, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.  

Në fund të kësaj përballje Etrit Berisha u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që Stiven Shpendi mori notën 6.8.

Teilen: