Wednesday, 13. May 2026
Sport

Levandovski nuk u zgjodh titullar ndaj Majorkës, media spanjolle zbulon arsyen e vendimit të Çavit

GS 28/09/2023 1 Min. Lesezeit

Robert Levandovski nuk e nisi sfidën si titullar ndaj Majorkës, dhe për këtë ka pasur shumë pyetje se përse është marrë ky vendim nga trajneri Çavi.

LEVANDOVSKI 2

Media spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se sulmuesi polak ia kishte kërkuar vetë teknikut katalanas që të pushonte.

Ai e mori këtë vendim për të qenë më i cclodhur në dy ndeshje të rëndësishme të Barcelonës, atë kundër Sevijas në kampionat dhe kundër Portos në Champions.

Pavarësisht kësaj, Leva u aktivizua në minutën e 58′ pasi Majorka ishte në avantazh. Në fund ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: