Wednesday, 13. May 2026
Sport

Stadiumi i Flamurtarit merr pamje shumë të bukur, shtohen 1500 ulëse

GS 28/09/2023 1 Min. Lesezeit

Po vazhdon rinovimi në stadiumin e ‘Xhemail Ibishi’ në kryeqytet, stadium që i takon KF Flamurtarit.

Ka qenë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që ka publikuar pamjet e reja, shkruan Lajmi.net.

  

1500 ulëse janë shtuar në tribunën që është ndërtuar dhe i ka dhënë një pamje shumë të mirë stadiumit.

Postimi i Përparim Ramës pa ndërhyrje

Tribunë e re në stadiumin e “Flamurtarit

1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet.

Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës.

Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net 

  

  


Teilen: