Policia spanjolle kontrolloi ambientet e Federatës Spanjolle të Futbollit si pjesë e një hetimi gjyqësor për ryshfetin e gjyqtarëve të Barcelonës.
Dyshohet se bëhet fjalë për pagesën shumëvjeçare prej miliona eurosh, të cilën klubi katalanas ia ka paguar zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave, Jose Maria Enriquez Negreira, raporton AP, shkruan Lajmi.net.
Raportohet se Policia spanjolle ishin zyrat e Federatës në Madridit, derisa se nuk ka bërë asnjë arrestim dhe se ata po vepronin me urdhër të gjyqtarit që hetonte çështjen.
Prokurorët pretenduan se Barcelona i pagoi 7.3 milionë euro ish-arbitrit të futbollit Jose Maria Enriquez Negreira.
Negreira ishte anëtar i Komitetit të Gjyqtarëve nga viti 1994 deri në vitin 2018, dhe pagesat u bënë midis 2001 dhe 2018.
Klubi i futbollit Barcelona ka mohuar akuzat. /Lajmi.net