• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali parakalon Barçën, Ançeloti: Tani nis konsumimi, nuk jam një supertifoz i zotërimit të topit

28/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pa vuajtur, Reali arkivon ndeshjen me Las Palmas e vlefshme për javën e shtatë të La Ligës. Në raundin e mesjavës, djemtë e Ançelotit morën më të mirën ndaj kundërshtarëve të tyre me një rezultat të pastër 2-0 dhe iu përgjigjën në mënyrën më të mirë kritikave të shumta pas humbjes së rëndë në derbin kundër Atletikos fundjavën e kaluar.

anceloti

Për herë të parë pa Bellingamin në fushë dhe me Viniciusin që e nisi nga stoli, golat e Brahimit dhe Hoselus u mjaftuan madrilenëve të fitonin tre pikët e nevojshme për të kapërcyer Barcelonën në renditje, të ndalur nga Majorka, dhe të ngjiteshin në vendin e dytë, me vetëm një pikë pas surprizës Girona e cila fitoi me Vijarealin. Girona do të jetë kundërshtari i radhës i “galaktikëve”, një përballje që nuk mendohej kurrë se do të ishte kaq e rëndësishme pak javë më parë.

NDESHJA – Pas një nisjeje të ngadaltë, Real ndërroi marshin drejt mesit të pjesës së parë, duke rrethuar portën kundërshtare dhe shtuar presionin. Megjithatë, ka vetëm një protagonist: Alvaro Vajes, portieri i Las Palmasit. Lojtari i miqve është protagonist me të paktën 4 ndërhyrje vendimtare ndaj Hoselut dhe shokëve të tij.

Fatkeqësisht, në fazat e fundit nuk mjaftuan as mrekullitë e portierit të miqve dhe në shtesë Reali i Madridit kaloi në epërsi me golin e Brahim Diazit pas asistit të Vazkezit. Las Palmas u përpoq të reagonte në fillim të pjesës së dytë, por goditja me kokë e Hoselus i dha fund çdo shprese. Ajo që prishi mbrëmjen e qetë të Ançelotit ishte dëmtimi muskulor i Alabës në pjesën e parë, i cili vazhdon të vuajë problemet fizike.

ANÇELOTI – Las Palmas dominoi topin në “Bernabeu”, por një gjë e tillë nuk e shqetëson Karlo Ançelotin. “Nuk jam një supertifoz i zotërimit të topit”, tha trajneri i Realit. Italiani nuk harroi t’i kthente edhe një përgjigje Gil Marinit pasi deklarata e tij prodhoi polemika:

“Unë nuk i kushtoj vëmendje asaj që thotë Gil Marin, të gjithë thonë dhe bëjnë dhe atë që duan. Ai ka bërë një gabim të madh, askush nuk është i përsosur”.

Ançeloti kurseu energjitë e Bellingamit dhe Modriçit, megjithatë skuadra nuk e ndjeu mungesën e liderëve të mesfushës: “Bellingam dhe Modriç ishin të lodhur dhe unë preferova t’u jap pushim dhe të shmang problemet”.

Pastaj edhe një koment për atë që pa në fushë: “Jemi përpjekur të fillojmë fuqishëm për të shmangur problemet që kemi pasur në ndeshjet e tjera. Është një periudhë e sezonit në të cilën pothuajse të gjitha skuadrat kanë një rënie në intensitet, sepse konsumimi është i madh”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Allegri kërkon frocime në mesfushë, “bardhezinjtë” kërkojnë “yllin” e Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.