Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ Minuta pozitive për Çunin në Serinë A, Frozinone merr 1 pikë ndaj Fiorentinës  

GS 28/09/2023 1 Min. Lesezeit

U luajtën prej orës 18:30, dy duelet e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A, të cilat nuk prodhuan fitues, Frozinone e Marvin Çunit, barazoi në shtëpi ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-1.

Forzinone

Gonzalez kaloi i pari në avantazh skuadrën mike, ndërkohë që Soule barazoi rezultatin për vendasit. Për sa i përket sulmuesit shqiptar, ai u aktivizua në minutën e 82-të, duke bërë një paraqitje pozitive.

Ndërkohë për sa i përket Ibrahimoviçit shqiptar, ai ende nuk ka bërë debutimin me skuadrën e re, teksa e ndoqi ndeshjen nga stoli.  Ndërkohë për sa i përket duelit tjetër mes Monzës dhe Bolonjës, ai u mbyll në barazim pa gola.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

Teilen: