• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Mbrëmje barazimesh, “ngec” Real Betis, Celta Vigo dhe Alaves e mbyllin në “paqe”

28/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë përfunduar 2 sfidat e para e mbrëmjes së kësaj të enjteje, të vlefshme për javën e 7 të Kampionatit italian të futbollit, La Liga, përballje në të cilat kanë mbizotëruar barazimet, me të dyja sfidat që u mbyllën në “paqe”.

Granada vazhdon të vuajë nga fundi i renditjes së La Liga dhe në shtatë javë kampionat ende nuk e ka provuar “shijen” e fitores, me përballjen e raundit të shtatë, ndaj Real Betis, që  u mbyll me barazimin 1-1. Takimi u zhbllokua në minutën e 51’ me Diao që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi “bardhjeshilët” në avantazh.  Ndërsa vendasit reaguan në minutën e 67’ me Boye që shënoi golin e barazimit, duke bërë që Granada të merrte një pikë nga kjo javë.

Në krahun tjetër, në “Estadio de Balaidos”, skuadra e Celta Vigo ka barazuar me rivalët e Alaves, me rezultatin, 1 me 1. Goli i parë erdhi favor të skuadrës së Celta Vigo, pas një autogoli të mbrojtësit të Alaves, Rafa Marin. Në pjesën e dytë erdhi dhe goli i barazimit, me Samu që tund rrjetën e vendasve, në minutën e 73’, duke “vulosur” barazimin.

Falë këtyre rezultateve, pozitat e klubeve në renditje, mbeten të pandryshuara, me skuadrën e Real Betis, që mbetet në vendin e 10 me 9 pikë, Alaves, në vendin e 15 me 7 pikë, Celta Vigo, në vendin e 17 me 5 pikë, ndërsa Granada, në vendin e parafundit të renditjes, me 4 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Granada 1 – 1 Real Betis

Celta Vigo 1 – 1 Alaves

Next Post

Flet agjenti i Kumbullës lidhur me rikthimin e yllit shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.