Tuesday, 31. March 2026
Sport

Emocionale: Kështu reagoi futbollisti i ri kur kuptoi se u ftua nga kombëtarja

GS 29/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e futbollit e Uruguait, më saktë ajo e kadetëve nën 14 vjeç, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar në kombëtare dhe aty ka qenë Jonas Acosta.

  

Acosta informacionin e pranoi në mënyrë shumë emocionale, transmeton lajmi.net.

Jonas Acosta është një futbollist nga Serra Largo, një skuadër që garon në Primera, liga e parë e Uruguait, dhe është një skuadër jo aq e njohur.

“Nesër në orën 06:30 do të shkojmë në Montevideo, keni marrë një telefonatë nga kombëtarja”, i tha një person Acostas, i cili menjëherë filloi të qajë nga lumturia./Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: