Asambleja e ardhshme e përgjithshme e Sporting Lisbonës, e cila është caktuar për më 8 tetor, pritet të votojë mbi propozimin e bordit të drejtorëve, për t’i dhënë emrin e Cristiano Ronaldos tribunës numër 7 të stadiumit “Jose Alvalade”.
Një akt në nder të ish-lojarit të tyre, i cili tashmë i ka “dhuruar” emrin akademisë së klubit.
Ronaldo luajti për pesë vjet në akademinë e Sporting dhe në sezonin 2002-2003 ai luajtir në ekipin e parë para se të transferohej te Manchester United dhe karriera e tij të lulëzonte.
Stadiumi “Jose Alvalade” është rinovuar disa herë, ndërsa këtë vit tribunat në stadium u rritën nga 7 në 12./h.ll/abcnews.al
🚨 Sporting have announced that they intend to name the 7th stand in their stadium after Cristiano Ronaldo. 💚 pic.twitter.com/fBLm6qGzXW
— KALYJAY (@gyaigyimii) September 28, 2023