Tuesday, 31. March 2026
Sport

Po tenton të hidhet nga ura, mësohet identiteti i lojtarit të Nice

GS 29/09/2023 1 Min. Lesezeit

Në urën Magnan, e ndodhur në autostradën A8 të Francës, është duke kërcënuar se do të hidhet nga ura një futbollist i klubit të Nice.

Mësohet nga mediat franceze se lojtari në fjalë është Alexis Beka Beka. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 22-vjeçarin të marrë këtë vendim drastik.

Forca të shumta policie ndodhen aty pranë për të tentuar negociatat që lojtari në fjalë të mos kryejë vetëvrasje./h.ll/abcnews.al

Teilen: