Saturday, 11. April 2026
Sport

Një lajm i bujshëm, Vedat Muriqin e kërkon klubi i madh spanjoll

GS 29/09/2023 1 Min. Lesezeit

është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të Kosovës, Vedat Muriqi, që ka përfunduar në “radarët” e Atletikos së Madridit.

Bëhet me dije së skuadra e Simeones, e ka bërë sulmuesin e Majorkës, një prioritet kryesor në listën e nënshkrimeve për sezonin e ardhshëm.  

Gjasat janë të mëdha, që falë formës së shkëlqyer, Muriqi të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë, dhe të transferohet te gjigantët e Atletikos.

Kujtojmë që 29-vjeçari po kalon një moment mjaft të mirë në kampionat, teksa ka realizuar 3 gola radhazi, i fundit ndaj Barcelonës.

Teilen: