“Të jemi të sinqertë, kur lexonim formacionin kundër Kaljarit, mendimi i parë ishte ‘çfarë po bën Pioli? Ai rrezikon të lërë pikë’. Po, sepse, edhe pse skuadra sarde nuk ishte kundërshtari më i rrezikshëm i mundshëm, pesë ndryshime – gjysma e formacionit– në të njëjtën ndeshje dhanë ndjesinë e një Milani që mund të haste në shumë vështirësi.
Një ndjesi, ndër të tjera, e konfirmuar nga goli i Luvumbos. Kuqezinjtë, megjithatë, morën tri rezultate të papritura në të njëjtën mbrëmje: një fitore bindëse rikthimi, vendi i parë në renditje falë humbjes së Interit dhe disa zbulime të mira. Sidomos ky aspekt i fundit, siç nënvizoi trajneri në fund të ndeshjes, është sa befasues aq edhe pozitiv:
Adli, së pari, dhe Musahu në fund, kanë treguar, në fakt, se mund të luajnë si zëvendës-Kruniç, megjithëse në një mënyrë tjetër. (I pari është më teknik, i dyti më dinamik).
Në atë rol, pra, që të gjithëve, me merkaton e mbyllur, iu duk i pambuluar. Jo vetëm kaq: “rezervat”, me disa ulje-ngritje nga Çukvueze, ende në pritje të hovit të nevojshëm në cilësi, kanë treguar se mund të jenë një ekip i dytë i aftë për të sjellë pikë edhe pa titullarët (goli i Okaforit, i përdorur si qendërsulmues, është një tjetër aspekt shumë pozitiv). E cila, për ta thënë si Marota, zgjeron idenë e titullarëve dhe bashkëtitullarëve që çdo trajner do të dëshironte të kishte në dispozicion.
SQARIMET E RASTIT – Milani nuk ishte shkatërrimtar dhe Kaljari kishte hasur mjaft vështirësi edhe në ndeshjet e mëparshme në këtë kategori. Me pak fjalë, nëse ka pasur një garë për të marrë rreziqe, ndoshta ka qenë ajo në Sardenjë.
Por të gjithë, nga Adli e deri te Musahu, duke kaluar nëpërmjet Okaforit, por edhe vetë Pobega, munden dhe do të mund të japin një kontribut të rëndësishëm në kauzën kuqezi. Pa harruar Sportielon, i shkëlqyer si zëvendës i Menjasë dhe Florencin, kuotimet e të cilit po rriten në mënyrë marramendëse dhe paralelisht me dëshirën e Piolit për të pasur një mbrojtës krahu me tipare mesfushori, një rol që duket i përshtatur në mënyrë perfekte për të.
PANORAMASPORT.AL