Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Llapin me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.
Golat për kampionin kosovar i shënuan Nazmi Gripshi (minuta e 37’) dhe Almir Kryeziu (minuta e 47’), kurse golin e nderit për Llapin e shënoi Elvir Gashjani në minutën e 75’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, Ballkani e rrëzon Llapin nga kreu i tabelës.
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja tjetër mes Lirisë dhe skuadrës së Malishevës.
Malisheva e mposhti Lirinë 1:0 si mysafire në stadiumin “Përparim Thaçi”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ilir Mustafa nga penalltia në minutën e 68’.
Rezultatet finale:
Liria 0:1 Malisheva
Ballkani 2:1 Llapi