Milan ka marrë një fitore me peshë të madhe në shtëpi ndaj Lazios me shifrat 2-0.
Një ndeshje pothuajse e barabartë në të gjithë repartet, por vendimtar ka qenë goli i Pulisic në minutën e 60’ të sfidës pas asistimit nga Rafa Leao që hapi sfidën. Në përfundim të sfidës, ka qenë edhe Okafor i cili ka shënuar për t’i vendosur kapakun sfidës.
Me këtë fitore, Milan tashmë ngjitet në vendin e parë me 18 pikë, 3 më shumë se Inter i cili luan në 20:45 ndaj Salernitana.
Ndërkohë, Lazio ndodhet në vendin e 14 me 7 pikë./h.ll/abcnews.al