Saturday, 11. April 2026
Sport

Alvarez vazhdon shkëlqimin, mbetet kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme në boksin profesionist

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Saul “Canelo” Alvarez ka mbetur kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme në boks profesionist.

Boksieri meksikan 33-vjeçar, të shtunën mbrëma në Las Vegas e mposhti me vendim unanim pas 12 raundeve amerikanin Jermell Charlo.

  

Tre anëtarët e jurisë i dhanë fitoren Alvarezit. Dy e vlerësuan luftën 118:109 dhe njëri 119:108.

Alvarez ka mbajtur në pronë titujt e katër versioneve më të mëdha të boksit profesionist (WBC, ÇBA, WBO dhe IBF).

Alvarez e rrëzoi Charlon një herë në raundin e shtatë, por nuk arriti ta mbyllte duelin para kohës.

“Unë jam më i miri. Kush është më i mirë? Asnjëherë s’mund ta mposht Canelon”, ka thënë Alvarez.

Alvarez në boks profesionist i ka 60 fitore (39 KO), dy humbje e dy barazime. Për Charlon është humbja e dytë në karrierë, karshi 35 fitoreve e një barazimi.

  

  


Teilen: