Drita dhe Gjilani do të përballen në kuadër të xhiros së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ky është derbi i parë lokal që zhvillohet mes këtyre dy skuadrave këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.
Tifozët e Dritës, “Intelektualët” kanë reaguar me një transparent interesant pas ngjarjeve të ditëve të fundit në veri të vendit mes Kosovës dhe Serbisë. “KUR USHTRIA JUAJ TË KTHEHET NË TOKËN TONË”, shkruhet në panon e tifozëve të Dritës, shkruan Lajmi.net.
Ndeshja ka filluar në ora 15:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Drita në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi dhe kërkon të tretën në mënyrë që të mbetet afër liderit Ballkanit në tabelë. /Lajmi.net