Saturday, 11. April 2026
Sport

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e Evropës në shah   

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Shahistja Kler Çaku është shpallur kampione e Evropës, duke regjistruar një sukses të madh në shahun shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

  

13-vjeçarja ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni.

Çaku ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare.

Njoftimi nga Federata Shqiptare e Shahut

SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare. /Lajmi.net

 

  

  


Teilen: