Atalanta pret Juventusin në një nga sfidat më të forta të javës së shtatë të Serisë A, me të dyja skuadrat që kanë si objektiv fitoren.
Zikaltrit e Gaspetinit vijnë nga dy fitore radhazi dhe kërkojnë të ruajnë formën e mirë që po kalojnë. Tekniku italian i bergamaskëve nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion, me Gjimshitin që vazhdon të jetë titullar.
Nga ana tjetër bardhezinjtë duan të konfirmojnë veten si pretendentë për titull, por me dy mungesa kryesore në formacion si Vlahoviç dhe Milik, teksa sulmi do të përbëhet nga Kieza dhe Kin.
LIVE:
ATALANTA 0-0 JUVENTUS
NGJARJET KRYESORE:
51′ Ederson godet nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Rabio shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
35′ Kin godet një gjuajtje të rrezikshme, me Muson që arrin ta devijojë duke i mohuar golin bardhezinjve.
15′ Zapakosta merr një top në zonë dhe godet, por topi ndalet nga Shezni.
1′ Starton sfida në Bergamo!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL