Saturday, 11. April 2026
Sport

Golden Eagle Ylli “këndellet”, me lehtësi mposht Istogun

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli ështër rikthyer te fitorja pas humbjes në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në Basketboll.

  

Ylli arriti që me lehtësi të mpsht KB Istogun me rezultat përfundimtar 127:76.

Që nga çereku i parë skuadra nga Suhareka ishte më e mirë duke e përmbyllur me shifrat 34:21.

“Therandasit” dominuan edhe peridhën e dytë, e cila u mbyll me shifrat 31:14.

34:13 ishte rezultati i çerekut të tretë.

Në periudhën e fundit Istogu “luftoi” për të marr barazim, por dominimi i Yllit u shpërble pavarsishtë se kjo pjesë u mbyll 27:28.

Më i miri në ndeshje ishte Jalen Nesbitt me 23 pikë e katër asistime, kurse më efikasi te Istogu ishte Arian Azemi me 20 pikë.

Ylli me këtë fitore është në vendin e dytë, kurse Istogu mbetet në të fundit./Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: