Saturday, 11. April 2026
Sport

Istogu kualifikohet në në raundin e tretë të Kupës Evropiane

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e hendbollit, Istogu në kategorinë e femrave është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

  

Skuadra kosovare arriti ta mposht skuadrën portugeze, 1Maio/Ada me rezultat 29:27.

Fitoren për kualifikim, Istogu e arriti të dielën në Pejë, me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë.

Pas pjesës së parë portugezet ishin në epërsi 14:13.

Por në pjesën e dytë skuadra e Faruk Shalës rikthyen avantazhin, duke krijuar epërsi prej disa golash, ndërsa në fund fitoi me dy gola dallim, që ishte mjaftueshëm për kualifikim.

Të shtunën, Istogu kishte pësuar 31:30.

Albina Rugova udhëhoqi Istogun drejt suksesit të madh duke i realizuar nëntë gola.

Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, ndërsa nga pesë i shënuan Arlinda Dinarica e Fatiha Haimer./Lajmi.net/

  


Teilen: