Saturday, 11. April 2026
Sport

VIDEO/ Trajneri i kritikoi për sjelljen e tyre, tifozët nuk përmbahen dhe i venë “flakën” stadiumit

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Një show i vërtet piroteknik u regjistrua në derbin mes Levski Sofjes dhe Ludogorets, në takimin e vlefshëm për javën e 12-të të elitës së futbollit bullgar.

levski fishekzjarre

Tifozët ultras të Levskit, krijuan një atmosferë elektrizuese, duke ndezur një numër të konsiderueshëm fishekjarresh, teksa për disa minuta mbizotëroi tymi.  

Gjithçka nisi me një pankartë ku shkruhej “Kolyo, ne po ndezim [fishekzjarret] për pak” duke iu referuar trajnerit të Levskit, Nikolai Kostov, i cili kritikoi ultrasit për sjelljen e tyre. Ky moment është duke bërë edhe xhiron e rrjetës, teksa vlen të theksohet fakti se ndeshja u fitua nga miqtë e Ludogorets me rezultatin 0-1.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: