• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesazhi i Erling Haaland për tifozët e Manchester Cityt: “Ne do të mësojmë”

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne do të mësojmë”, mesazhi i Erling Haaland për tifozët e Manchester Cityt.

Erling Haaland ka dërguar një mesazh në drejtim të tifozëve të Manchester Cityt pas humbjes që ata pësuan në udhëtim me rezultat 2-1 ndaj Wolves të shtunën.

Ishte një pasditë e pazakontë për Cityn në “Molineux”, teksa një autogol nga Ruben Dias dhe një tjetër nga Hwang Hee-Chan në pjesën e dytë, bëri që ata të humbasin ndeshjen e tyre të parë në Ligën Premier në këtë edicion të ri të garave.

Haaland mbeti i pavërejtur në këtë takim, falë performancës fantastike të veteranit Craig Dawson i cili e ka ndjekur norvegjezin si ‘hije’ gjatë tërë ndeshjes.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Haaland tha: “Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Ne do të mësojmë nga kjo dhe do të sigurohemi që të bëjmë më mirë herën tjetër”.

Teksa Haaland shpreson që gjërat të rikthehen në normalitet së shpejti, pjesa tjetër e ligës do të inkurajohet nga kjo atmosferë që po mbizotëron tek fituesi i tripletës. Me Rodrin ende të suspenduar edhe për javën e ardhshme ndaj Arsenalit në “Emirates”, rivalët do të shpresojnë që City të gabojë edhe një herë tjetër.

Mundësia e radhës për Cityn që të rregulloj gjërat do të jetë në Ligën e Kampionëve, ku të mërkurën do të luajnë në udhëtim ndaj RB Leipzig, një kundërshtar i njohur për ekipin anglez dhe për Haaland.

Next Post

“Legjenda” e Bayern kundër “yllit” të mbrojtjes: Nuk është ende në nivelin e duhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.