• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare, dorëhiqet kryetari i klubit kosovar, emërohet i riu dhe formohet bordi i ri

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi prizrenas Bashkimi raporton se është pranuar dorëheqja e kryetarit të deritanishëm, Tyhran Kosovës, raporton Lajmi.net.

Tashmë është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme, në cilën u votua për kryetar dhe bord të klubit.

  

Me votë unanime kryetar i ri i KB Bashkimit u zgjodh Astrit Martinaj.

Pjesë e bordit drejtues u zgjodhën: Alajdin Fusha, Fati Namlegjiu, Kushtrim Kabashi, Yll Hoxha, Alban Nushi, Fati Fusha dhe Haris Talo.

Njoftimi i plotë nga klubi i Bashkimit pa ndërhyrje

Të nderuar qytetar të Prizrenit,

Të nderuar simpatizant të Klubit Basketbollistik “Bashkimi” në Prizren,

Na lejoni të ju njoftojmë se pas pranimit të dorëheqjes së Kryetarit z.Tyrhan Kosova, sot më datë 02.10.2023 në ambientet e drejtorisë së Administratës Qëndore të Komunës së Prizrenit është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të KB “Bashkimi”, në të cilën është bërë përzgjedhja e Kryetarit dhe bordit drejtues te Klubit tonë.

Në këtë kuvend të jashtëzakonshëm, në mënyrë unanime është votuar për Kryetar të Klubit Basketbollistik “Bashkimi” z.Astrit Martinaj.

Kryetari i ri, z.Martinaj i falemnderoji të gjithë kuvendarët për votën e dhënë ku theksoi se perveç privilegjit të cilën e jep kjo pozitë, e ndien si detyrë për të kontribuar në kthim të klubit të qytetit në vendin ku e meriton në Superligën e Kosovës.

Në të njejtën mënyrë unanime nga kuvendarët është votuar edhe anëtarësia e Bordit Drejtues me këtë përbërje:

  1. Alajdin Fusha,
  2. Fati Namlegjiu,
  3. Kushtrim Kabashi,
  4. Yll Hoxha,
  5. Alban Nushi
  6. Fati Fusha,
  7. Haris Talo.

Kryesia e Klubit, i falemnderon të gjithë kuvendarët, Kryetarin e qytetit z.Shaqir Totaj, Drejtorin e dkrs’se z.Adem Morina dhe zyrtarët e FBK’se znj.Elveria Dushku dhe Adriatik Rraci për pjesmarrje.

Ju falemnderojmë për mirëkuptimin tuaj!. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Armando Broja kthehet me gol, realizon ndaj Fulham në Premierligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.