Sunday, 12. April 2026
Sport

Video që i qetëson të gjithë/ U largua nga fusha i dëmtuar, ja situata me Armando Brojën

GS 02/10/2023 1 Min. Lesezeit

Armando Broja i “bëri me zemër”, të gjithë teksa në minutën e 65-të, la fushën e lojës duke çaluar nën shoqërinë e mjekëve. Frika për ndonjë përsëritje të dëmtimit, i panikosi të gjithë, por për fat të mirë, shqetësimi i Brojës nuk duhet serioz.  

brojaaa

Nga raportimet e fundit dhe nga video e postuar menjëherë pas ndeshjes, le të kuptohet se bëhet fjalë për një ngarkesë muskulore, ngërç.

Teksa shkoi i buzëqeshur për të festuar me pjesën tjetër të skuadrës te tifozët, në fundin e ndeshjes, Broja nuk shihet as i fashuar, duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz. Gjendja e tij pritet të konfirmohet në ditët në vijim.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: