Thursday, 14. May 2026
Sport

Çekia e zbulon listën e futbollistëve për ndeshjen vendimtare me Shqipërinë, mungon ylli i Kombëtares

GS 03/10/2023 2 Min. Lesezeit

Republika e Çekisë e drejtuar nga trajneri Jaroslav Silhavy, ka prezantuar listën e lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e ardhshme ndaj Shqipëri dhe Ishujve Faroe.

Këto ndeshja zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

  

Çekët do të jenë mysafirë në Tiranë më datën 12 tetor, ndërkohë që do të përballen me Ishujt Faroe 3 ditë më vonë.

Për sa i përket futbollistëve të grumbulluar, bie në sy mungesa e yllit të sulmit, Patrick Shick.

Futbollisti i Leverkusen është i dëmtuar, dhe nuk ka arritur të rikuperohet ende.

LISTA

Portierë: Ondřej Kolář (SK Slavia Prague), Tomáš Koubek (FC Augsburg), Matěj Kovář (Bayer 04 Leverkusen), Matouš Trmal (FK Mladá Boleslav).

Mbrojtës: Martin Frýdek (FC Luzern), Robin Hranáč (FC Viktoria Plzeň), Jakub Jugas (Cracovia), Aleš Matějů (Palermo FC), Lukáš Masopust (SK Slavia Prague), Filip Panák (AC Sparta Prague), Tomáš Vlček (SK Slavia Prague), Tomáš Wiesner (AC Sparta Prague), Jaroslav Zelený (AC Sparta Prague), David Zima (FC Torino).

Mesfushorë: Pavel Bucha (FC Viktoria Plzeň), Lukáš Kalvach (FC Viktoria Plzeň), Jakub Pešek (AC Sparta Prague), Pavel Šulc (FC Viktoria Plzeň).

Sulmues: Tomáš Chorý (FC Viktoria Plzeň), Vasil Kušej (FK Mladá Boleslav), Jan Matoušek (Bohemians Praha 1905), Tomáš Pekhart (Legia Varshavë).

  

  


Teilen: