• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Shënojmë që në minutat e para”, Kimish gjen formulën e fitores: Sane na frymëzon drejt suksesit

03/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joshua Kimish shoqëroi në zonën e prononcimeve teknikun Tomas Tuhel. Mesfushori i bavarezëve foli me nota superlative në favor të ekipit, madje duke larguar edhe justifikimin e lëndimeve. Ai gjithashtu lavdëroi paraqitjet e Leroi Sanesë, i cili mori trajtën e “heroit” në takimin kundër Lajpcigut, i përfunduar në barazimin dramatik e ku i rrëzoi edhe nga vendi i parë në Bundesligë.

kimish

DËMTIMET- “Në grup ka disa lojtarë të dëmtuar, por numri i tyre mbetet relativisht i vogël. Ndihemi gati ndaj rivalit në Champions. Mendoj se jemi në formë të mirë dhe mbizotëron fryma optimiste”, tha Kimish.

FORMA E SANESË- “Leroi, përveç teknikës, është bërë shumë i fortë fizikisht. Ai duelon dhëmbë për dhëmbë në marrjen e topit dhe ia del me sukses. Pas një pune tejet rraskapitëse në fazën përgatitore, Sane po shpërblehet në këtë fillimsezoni. Champions-i mbetet kompeticioni i preferuar për të, këtë detaj e ka dëshmuar edhe në të kaluarën.

Mënyra se si anësori 27- vjeçar lëviz në fushë plot gjallëri na bën të gjithëve të lumtur. Është kënaqësi për sytë të vështrosh driblimet e njëpasnjëshme dhe finalizimet e shkëlqyera që vetëm Sane di t’i dhurojë. Shpresoj se forma e tij do të vijojë gjatë”, shtoi i ngazëllyer futbollisti me numër 6 në gjirin e kampionëve gjermanë.

STRATEGJIA- “Gjetja e golit që në minutat e para do të na e bënte më të thjeshtë objektivin, fitoren. Jam i lumtur kur shënojmë gola në masë dhe dalim me rezultatin e dëshiruar. Kemi funksionuar mirë javët e fundit, pasi përmirësimi mbetet aktiv. Avantazhi i Kopenhagës është se ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të japin gjithçka. Ne e njohim forcën e tyre në shtëpi dhe jemi përgatitur”, tha Joshua Kimish.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prezantuesja e sportit kalon një natë romantike me yllin e ri televiziv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.