Laura Woods është një prezantuese e njohur sportive.
Prezantuesja e TNT Sports postoi foto nga një fundjavë romantike me yllin e spektaklit televiziv, Love Island, Adam Collard.
Ndërsa dyshja nuk e kanë konfirmuar se janë zyrtarisht në lidhje, aktiviteti i tyre në rrjetet sociale sugjeron se ata e kaluan fundjavën së bashku në St. Ives, Cornwall, raporton The Sun, përcjell Lajmi.net.
Në foto, Laura shihet duke buzëqeshur teksa hidhet mbi shpinën e Adam.
Në një postim tjetër, Laura mund të shihet duke shijuar një pije në një vaskë të nxehtë, ndërsa Adam ndau gjithashtu një seri fotosh dhe videosh teksa falënderoi Carbis Bay Estate në zonë për mikpritjen e tyre. /Lajmi.net/