Kryendeshja e kësaj dite në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Itali, aty ku Napoli pret Real Madridin.
Do të jetë një përballje jetike për të dyja skuadrat, pasi fituesi do të shihet si favorit për vendin e parë në grup.
Napoli aktualisht është i pari së bashku me Real Madridin me nga tre pikë, pasi kanë fituar respektivisht kundër SC Braga dhe Union Berlin, transmeton Lajmi.net.
Skuadra spanjolle ka publikuar formacionet zyrtare.
Carlo Ancelotti ka zgjedhur që Luka Modricin ta lë në stol, ndërsa Eduardo Camavinga duket të luajë në mbrojtje.
Real Madridit: Kepa; Carvajal, Rudiger, Nacho, Camavinga; Tchouaméni, Valverde, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius
📋✅ Voici notre 𝗫𝗜 de départ pour ce soir !
🆚 @en_sscnapoli#UCL pic.twitter.com/WdSsOaYFWM— Real Madrid C.F. 🇫🇷 (@realmadridfra) October 3, 2023
Napoli: Pas pak…
Ndeshja do të fillojë në ora 21:00. /Lajmi.net/