Sunday, 12. April 2026
Sport

Sulmi terrorist në Banjskë, tifozët e Tiranës dalin me një mesazh

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozëria e Tiranës, “Tiron Fanatics”, kanë pasur një mesazh për situatën në veri të Kosovës gjatë ndeshjes së sotme të skuadrës.

Tirana u mposht nga Laci me rezultat 0:3, transmeton Lajmi.net.

  

“Tiron Fanatics” përkrahën skuadrën e zemrës, por patën edhe një mesazh për Serbinë.

“Qajnë çetniket e Serbisë… Derdhen gjak e sot mbajnë zi. Po ç’ju desh shkijeve aty…ku shqiponja gati rri ?!”, thuhet në banerat e tifozëve.


Në Banjskë të Zveçanit një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, sulmuan Policinë e Kosovës, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: