Në kryendeshjen e mbrëmjes Real Madridi ka mposhtur Napolin me rezultat 3:2.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Leo Ostigard në minutën e 19-të, kurse Reali barazoi me golin e Vinicius Junior në minutën e 27-të.
Heroi i ri i Madrilenëve, Jude Bellingham ia dha epërsinë Realit, transmeton Lajmi.net.
Napoli arriti të barazojë shifrat në 2:2, me anë të golit nga Piotr Zielinski.
Por, Reali rimerri epërsinë me auto golin e Alex Meret.
Manchester United është befasuar plotësishtë nga Galatasaray.
Skuadra turke ka marrë tri pike të plota në “Old Trafford” me rezultat 3:2.
Për United dy herë shënoi Rasmus Højlund, kurse për mysafirët Zaha, Kerem Akturkoglu dhe Icardi.
Arsenali është befasuar nga Lens, duke u mposhtur me rezultat 2:1.
Gabriel Jesus e zhbllokoi rezultatin, por golat nga Elye Wahid dhe Adrien Thomasson ia shkaktuan humbjen e pare “The Gunners”.
Interi ka arritur fitore minimale ndaj Benficas, me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Marcus Thuram.
Kristjan Asllani hyri në lojë në minutën e 84-të.
Ndeshjet e tjera:
Copenhagen 1:2 Bayern
PSV 2:2 Seville /Lajmi.net/