Mbrëmjen e kësaj të mërkure, “dragonjtë” e Porto do të presin në “shtëpinë” e tyre, “katalanasit” e Barcelona, në përballjen e dytë të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Sicc e do “zakoni”, para sfidës u zhvillua dhe konferenca për shtyp, nga e cila, tekniku Xavi fillimisht foli për kundërshtarin, duke mos e nënvlerësuar në asnjë moment e më pas u kthye te “blaugranat” e tij, ku madje konsideroi dhe veten si një trajner trim.
“Porto është një skuadër historike dhe unë e respektoj shumë. Janë të fortë dhe shumë të shpejtë në kundërsulm, ne jemi të përgatitur. Unë e konsideroj veten një trajner që aplikon një futboll ofensiv, mund të them se jam trim dhe guximtar.
Nuk dua ta ndryshoj këtë, por duhet të jemi edhe të balancuar në fushë. Jam i lumtur dhe i motivuar, shoh shkëndijë te lojtarët, kërkojnë të bëjnë gjëra të mëdha. Nuk kemi frikë të luajmë futboll, jemi në moment të mirë, duam të fitojmë dhe të marrim tre pikët.
A do të më pëlqente që të luaja edhe unë një ndeshje të tillë? Sigurisht, të gjithë duan të luajnë në një skenë të tillë, bëhet fjalë për Champions League”,- u shpreh gjatë konferencës tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al