Sunday, 12. April 2026
Sport

Në ekip ka një spiun, Mançester Junajtid nis hetimet

GS 04/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid frikësohet se ka një spiun në radhët e tyre që po rrjedh informacione të ndjeshme. Collage Maker-04-Oct-2023-10-04-AM-8779

Një llogari anonime në “Twitter” po ndan lajme nga skuadra e parë dhe përditësimet e dëmtimeve përpara se ato të bëhen publike nga klubi. Llogaria në fjalë ndalon së postuari në ditët e ndeshjeve. Postuesi misterioz ka treguar informacione në lidhje me dëmtimet e Ljuk Shout, Tarjell Malacias dhe Serxho Reguilonit.

Pjesa më e madhe e informacionit është e saktë dhe konfidenciale. Dhe, sipas “The Mail”, llogaria ka ngritur dyshime të mëdha në “Old Trafford”. Shefat e klubit besojnë se dikush i lidhur me klubin duhet të fshihet pas saj dhe kanë nisur hetimet.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: