• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Të pamposhtur në shtëpi prej 2 vitesh”, Pioli: Ndaj Dortmund do të jetë një përballje e vështirë

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Kuqezinjtë” e Milan do të përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure, në “Signal Iduna Park”, me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në përballjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve, të UEFA Champions League.

Para sfidës, një koment të shkurtër mbi kundërshtarët e ka bërë dhe tekniku i “djajve” të Milanos, Stefano Pioli, i cili nuk ka nënvlerësuar aspak kundërshtarin, duke kujtuar dhe faktin se Borussia prej 2 vitesh tashmë është e pamposhtur në “shtëpinë” e saj, në Champions.

“Do të jetë patjetër një ndeshje e rëndësishme nga pikëpamja e turneut. Por pas kësaj do të mbeten edhe katër raunde, kështu që të katër skuadrat do të kenë ende shpresa për kualifikim nga grupi.

Ndeshja nuk do të jetë vendimtare, por do të jetë e rëndësishme. Borussia nuk ka humbur në shtëpi në Champions League për gati dy vjet, kështu që ne e dimë se çfarë ndeshje të vështirë kemi përpara”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Shevçenko analizon Milanin: Kuqezinjtë të forcuar, por lëreni Leaon të driblojë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.