Sunday, 12. April 2026
Sport

“Veterani” Ulraish, vendimtar te Bajerni: Më pëlqen të jemi në rolin e shpëtimtarit

GS 04/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sven Ulraish luajti rol thelbësor në fitoren e Bajernit kundër Kopenhagës. “Veterani” u tregua i aftë t’i thoshte jo tentativës së danezëve në limitet e kohës shtesë, çka u dha fund edhe shpresave të vendësvenë marrjen e 1 pike:

ulraish

“Është gjithmonë bukur të jesh në petkun e heroit kur kanë mbetur edhe pak sekonda dhe pret goditjen që mund të ndryshojë rrjedhën e takimit. I kënaqur që morëm 3 pikët e radhës. Kurrsesi nuk e konsideroj Kopenhagën rival të lehtë për të fituar. Ne e dinim shumë mirë se çfarë atmosfere na priste në këtë stadium të zjarrtë. Ama demonstruam karakter dhe e gjetëm golin e fitores në një mënyrë të pazakontë, e cila pohon kreativitetin që grupi përpiqet të shfaqë edhe në situata të çuditshme, siç erdhi goli i Til”, tha Sven Ulraish.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: