• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rebelohet mbrojtësi i Bajernit, Juventusi dhe Barcelona në garë për ta joshur

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Bajerni ka një çështje “De Ligt”. Nga një titullar i padiskutueshëm në sezonin e kaluar, holandezi ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Tomas Tuhel.Collage Maker-04-Oct-2023-01-57-PM-9962

Gjermani e ka lënë në stol mbrojtësin, i cili numëron 127 minuta të luajtura. Një situatë e pazakontë për mbrojtësin, për të cilin Bajerni shpenzoi miliona të shumta për ta marrë nga Juventusi vitin e kaluar. Por tani ai ka përfunduar në stol dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë. Siç raportojnë mediat gjermane, De Ligt ia ka shprehur një gjë të tillë vetë trajnerit Tuhel, duke i kërkuar llogari për situatën e tij dhe aktivizimin e paktë.

Jo vetëm kaq, por kjo situatë ka bërë që klube të tjerë të ndjekin me interes zhvillimet në Gjermani dhe gati të joshin holandezin. Siç bëjnë me dije mediat gjermane, por dhe ato italiane, ish-skuadra e tij, Juventusi dhe Barcelona janë gati t’i ofrojnë një mundësi, që nënkupton një vend titullari mbrojtësit 23-vjeçar. Juventusi është shfaqur i pari në horizont për shërbimet e holandezit. Bardhezinjtë janë gati ta afrojnë në formë huazimi lojtarin nëse do të gjejnë gjuhën e përbashkët me gjigantët bavarezë.

Juventusi është një mundësi konkrete për De Ligtin, duke qenë se ai ka qenë pjesë e bardhezinjve dhe e njeh mjaft mirë ambientin në Torino. Por Juventusi nuk është i vetëm në garë, sepse dhe Barcelona është gati t’i bëjë një vend në ekipin e Ksavit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA konfirmon kandidaturën e Italisë dhe Turqisë për Euro 2032

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.