Sunday, 12. April 2026
Sport

Vdes tifozi në Angli edhe pse ndeshja u ndal për t’ia dhënë ndihmën e parë

GS 04/10/2023 1 Min. Lesezeit

Një tifoz i Leyton Orient vdiq gjatë ndeshjes së skuadrës, pavarësisht se turma pushtoi fushën dhe ndërpreu ndeshjen që ai të mund të merrte ndihmën e parë.

Tifozët u panë duke u futur në fushë mbrëmë në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e zyrtarëve, ndërsa të tjerët u përpoqën të shpëtonin njeriun.

  

Të dy grupet e lojtarëve u hoqën përfundimisht nga fusha pasi loja u pezullua deri në një njoftim të dytë.

Burri mendohet të ketë pasur një atak në zemër, raportoi Independent, transmeton Lajmi.net.

Megjithatë përpjekjet e tifozëve të tjerë dhe ndihmësve, ai vdiq tragjikisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme gjatë ndeshjes kundër Lincoln City.

Sigurimi u kritikua në atë moment për mos ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes, ndërsa të tjerët u përpoqën t’i shpëtonin jetën burrit.

Gati një orë pasi loja ishte ndërprerë, Orient konfirmoi në rrjetet sociale se nuk do të rifillonte. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: