Joshua Kimish ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve që e nisën nga stoli duelin kundër Kopenhagës, konkretisht Leon Gorecka, Tomas Myler dhe Matis Til, të cilët u treguan vendimtarë në marrjen e fitores së dytë në fazën e grupeve:
“Është fakt se ne kemi shumë cilësi në pankinë dhe duelin e fundit e dëshmuam se jemi të aftë të zgjidhim ndeshjen edhe nga futbollistët e solit. Durimi përbën një detaj tepër të rëndësishëm në pjesën e parë. Ata na surprizuan me manovrat e shpejta që në minutat e para. Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Ata s’u ndalën për asnjë çast së vrapuari.
I përgëzoj Mylerin dhe Tilin në përmbylljen me sukses të aksionit vendimtar, pa lënë mënjanë pritjen heroike të Ulraishit në sekondat e fundit. Për lojën e plogësht në fragmente specifike të lojës nuk kam një shpjegim konkret. E rëndësishme që treguam edhe njëherë karakter, pavarësisht disavantazhit dhe trysnisë mbytëse në Kopenhagë”, përfundoi Joshua Kimish.
Me këtë fitore Bajerni qëndron i vetëm në kuotën e 6 pikëve pas 2 javësh në Vazon A të Champions-it. Vlen të ceket se kampionët e Bundesligës nuk po bindin në lojë, ndryshe nga javët e para. Pjesa e parë e dobët ndaj Lajpcigut, u shoqërua me të njëjtat “nota” edhe në Danimarkë, komponent se kontingjenti i Tuhelit ka filluar të nxjerrë në pah problemet e sezonit të kaluar.
PANORAMASPORT.AL