• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kina censuroi përqafimin e dy atleteve, kombinimi i numrave në pantallona të shkurtra bëhet shkak

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një foto e dy sportisteve kineze, Lin Yuwei dhe Wu Yanni të përqafuara pas ndeshjes së tyre, ka qenë shkak censurimi në Kinë.

Në veçanti, të dy atletet pas garës së 100 metrave me pengesa në Lojërat Aziatike në Kinë vendosën të përqafoheshin dhe të uronin njëra-tjetrën për përpjekjen e tyre. Më pas pantallonat e shkurtra të tyre formuan numrin 64, një numër që për shumëkënd nuk ishte rastësi.

Ky numër i referohet protestave që u zhvilluan në sheshin Tiananmen më 4 qershor (6-4) 1989, sipas BBC. Atë ditë, ushtarët vranë qindra qytetarë që demonstronin për demokraci në Pekin. Deri më sot, mbetet e paqartë se sa njerëz u vranë atë ditë, por vlerësimet e organizatave të të drejtave të njeriut thonë se numri është disa mijëra.

Diskutimi i këtyre incidenteve të përgjakshme mbetet tabu në Kinë, me autoritetet që rregullisht fshijnë çdo përmendje të temës nga interneti. Brezat e rinj të kinezëve po rriten me pak ose aspak njohuri për masakrën e Sheshit Tiananmen.

Fotoja e dy atleteve u zhduk shpejt nga Weibo, Twitter-i i Kinës, megjithëse disa artikuj ende e shfaqin foton./abcnews.al

Next Post

Arbnor Muja e nis përsëri si titullar, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjeve të pasdites në Ligën e Kampioneve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.