• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sinner triumfon në finalen e Kinës, tenisti italian mposht rusin Medvedev

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jannik Sinner kompleton javën perfekte dhe fiton në Pekin, duke triumfuar në finale ndaj rusit Daniil Medvedev me rezultatin 2-0. Një finale pa shumë histori, e cila zgjati dy orë e një minutë, teksa italiani fitoi të dy setet me ‘tie break’ 7-6.

Për 22-vjeçarin italian ky është titulli i 9 në karrierë dhe i dyti ATP Master 500, pas atij në Washington në vitin 2021, teksa tashmë Sinner ngjitet në vendin e katërt të renditjes botërore në tenis.

Kjo është java padyshim më e mirë e Sinner në karrierë, pasi mposhti në gjysmëfinale spanjollin Carlos Alcaraz dhe në finale rusin medvedev, duke u shpallur kampion.
“Faleminderit Daniil që më bëre të fitoj të paktën një ndeshje kundër teje dhe që më ke nxitur të bëhem një sportist edhe më i mirë. Falënderoj shumë edhe ekipin tim, me të cilët kemi punuar shumë për këtë arritje. Dua të përgëzoj edhe stafin e kundërshtarit, që kanë punuar gjithashtu mirë dhe meritojnë suksese”, deklaroi Sinner në fund të finales./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Ademi mirëpret skuadrën e Ballkanit para sfidës me Dinamo Zagrebin, vlerëson lart punën e klubit portokalli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.