Sunday, 12. April 2026
Sport

Dëmtohet Levandovski, momente ankthi te Barcelona dhe… Polonia

GS 04/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lajm i keq për Barcelonën dhe kombëtaren e Polonisë në prag të ndeshjeve të tetorit.  Robert Levandoëski, sulmuesi i katalanasve u detyrua të linte lojën në minutën e 34-t pas një përplasjeje me Karmon, ku polaku mori një goditje të fortë në kyçin e këmbës, teksa e kishte të pamundur të vazhdonte lojën, duke u zëvendësuar nga autori i golit të vetëm, Ferran Torres.  

robert

Duhet theksuar se arbitri i ndeshjes nuk ka fishkëllyer as për një faull në atë rast, por Ksavi është detyruar ta zëvendësojë sulmuesin e tij pas asaj ndërhyrje.  

Levaaaa

Levandovski mbeti në stol dhe vendosi akull në zonën e tibisë së majtë, afër kyçit të këmbës. Në orët e ardhshme ai do t’u nënshtrohet analizave. 

Për sa i përket Polonisë, kombëtarja e cila është në grup me Shqipërinë, do të luajë në datat 12 dhe 15 tetor ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: