Sunday, 12. April 2026
Sport

Mëkat: Sulmuesit të Portos ia mohoi supergolin me “gërshërë” pozita jashtë loje ndaj Barcelonës

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Fitore të vështirë por me vlerë të madhe ka marrë Barcelona në udhëtim te Porto, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

  

Barcelona triumfoi 0:1 kundër Portos në Portugali me golin e Torres në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

Në fakt, ekipi portugez arriti njëherë të dërgonte topin në rrjetë me anë të sulmuesit iranian Taremi, i cili shënoi supergol në stilin “gërshërë”, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Goli i anuluar i Taremit u shënua tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Barça është e para në Grupin H me gjashtë pikë, tri më shumë se Porto një vend më pak./Lajmi.net/

  

  


Teilen: