Sunday, 12. April 2026
Sport

Kupa Ballkanike në volejboll: Peja humb nga skuadra turke Buyuksehir Voleybol

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

KV Peja ka pësuar në ndeshjen e parë të BVA Kupës Ballkanike në volejboll që po organizohet në Turqi.

Kampioni i Kosovës në volejboll në konkurrencën e meshkujve, përballë humbi nga turqit e Bursa Buyuksehir Voleybol, 3:0, në sete 25:11, 25:10, 25:20.

  

Për KV Peja, kjo ishte ndeshja e parë e këtij edicioni, ku po marrin pjesë ekipe nga Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Greqia e Serbia.

Ndeshjen e ardhshme KV Peja e zhvillon të premten, më 6 tetor 2023, ndaj KV Universiteti, Tetovë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: