• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Turam te Fratezi, merkato perfekte e Interit. Të rinjtë protagonistë në 14 prej 21 golave

05/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi dhe Inzagi po u gë zohen blerjeve të reja dhe këtë e kanë konfirmuar edhe numrat. 14 nga 21 golat që kanë shënuar zikaltrit deri më tani kanë parë kontributin (gola dhe asiste) e lojtarëve që kanë ardhur në Milano këtë verë, nga Markus Turamin te Davide Fratezi.

Interi festa

Edhe pse në dukje formacioni titullar nuk ka ndryshuar shumë, vetëm me Zomerin, Pavarin e Turamin që kanë marrë vendin e Onanës, Shkriniarit dhe Lukakut, Inzagi e ka përdorur jo pak rotacionin deri më tani, duke aktivizuar të gjithë “të rinjtë” që për momentin konsiderohen rezerva. Trajneri i vuri në qendër të projektit dhe ata u përgjigjën në mënyrën e duhur, duke i dhënë të drejtë Simones për zgjedhjet e tij dhe duke qenë përgjegjës për 2/3 e golave.

MARKUS & CO — Performanca e fundit e sulmuesit francez çoi në fitoren kundër Benfikës në Ligën e Kampioneve. Në kampionat, megjithatë, Markus është tashmë një forcë lëvizëse.

Në shtatë javë ka kontribuar në 8 gola: asist për Dumfris kundër Kaljarit, gol, asist dhe penallti e fituar kundër Fiorentinës, pastaj rrjeta e 2-0 në derbi, një tjetër pasim vendimtar për Dumfrisin dhe mbështetja për Lautaron (asist dhe penallti e fituar) në ndeshjen e Salernitanës.

Ndikimi është marramendës dhe kryesia nuk mundet veçse të buzëqeshë, krenare që një transferim me parametër zero po jep këtë efekt. Entuziazmi, megjithatë, përfshin edhe të gjithë të tjerët, Kuadrado dhe Karlos Augusto edhe pse e nisin nga stoli si alternativa të Dumfrisit e Dimarkos kanë dhënë asiste për kapitenin Lautaro.

Para dëmtimit, Arnautoviç gjithashtu u paraqit në “San Siro” me disa ndeshje të klasit të lartë, të ndjekura nga asisti për golin e “demit” kundër Monzës. Fratezi, nga ana tjetër, është i etur për të gjetur hapësirën e duhur, por në mënyrën e tij ka lënë tashmë gjurmë dhe dëshmitar për këtë janë Milani dhe Real Sociedadi.

VITIN E KALUAR – Në këtë periudhë të vitit të shkuar Inzagit i duhej të përballej me situatën e kundërt. Belanova dhe Asllani kishin luajtur disa minuta, Onana dhe Açerbi ishin në stol dhe nuk kishin shpërthyer me portierin që bëri debutimin e tij në kampionat në javën e nëntë dhe mbrojtësin pas javës së shtatë.

Lukaku filloi fazën e parë të një ndalese të gjatë për shkak të dëmtimit, ndërsa Mikhitarian ishte ende, në letër, alternativa e parë për Barelën, Brozoviçin dhe Çalhanoglunë. Sigurisht që Interi dhe Inzagi i tanishëm janë shumë më të qetë dhe më krenarë për zgjedhjet që kanë bërë.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Cristiano Ronaldo kërkon 19 milionë euro nga Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.