• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapavija e Interit/ Mbrojtja zikaltër e hekurt, 6 ndeshje me portën e paprekur

05/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbrëmjes për t’u harruar kundër Sasuolos, Interi regjistroi ndeshjen e dytë pa pësuar gol. Inzagi ka gjetur sërish një fazë të hekurt mbrojtëse dhe në pjesën e parë ka pësuar vetëm një gol, atë kundër Real Sociedadit.

Inter

Nëse Simone Inzagi është në vendin e parë si në Serinë A (së bashku me Milanin) ashtu edhe në grupin e Champions League (së bashku me Real Sociedadin), ai ia ka borxh edhe fazës mbrojtëse të skuadrës së tij, falë së cilës sot numëron 6 ndeshje nga 9 pa pësuar gol.

Sepse është e vërtetë që zikaltrit shënojnë mesatarisht 2.33 gola për ndeshje, por ndoshta pathyeshmëria e prapavijës së tyre ka një peshë edhe më të madhe, me Zomerin që e ka nxjerrë topin nga rrjeta vetëm 4 herë, dy prej të cilave me Sasuolon.

Shifra të rëndësishme që po e bëjnë më pak të ndierë largimin e Onanës dhe që lejojnë Lautaron dhe shokët e tij të mendojnë për të shënuar si në Itali, ashtu edhe përtej kufijve kombëtarë.

ORGANIZIMI – Faza mbrojtëse e Interit funksionoi shumë mirë edhe në ndeshjet me eliminim direkt të Champions League në vitin e shkuar, duke qenë se në 6 ndeshjet nga faza e 1/8-ave deri në gjysmëfinale, zikaltrit grumbulluan 5 ndeshje me portën e paprekur.

Sidoqoftë, në kampionat gjërat shkuan më pak mirë, me 42 gola të pësuar në sezonin 2022-2023, shumë prej të cilëve u pësuan kundër ekipeve të vogla dhe të mesme.

Me sa duket gjatë verës Inzagi dhe stafi i tij punuan mirë në fazën e moszotërimit dhe largimet e elementëve kyç si Onana, Shkriniar dhe Brozoviç po kalojnë pothuajse pa u vënë re.

Pritjet e kamerunasit, besueshmëria e sllovakut (për sa kohë ai ishte mirë dhe në gjendje të luante) dhe rikuperimet e Brozoviçit (kur u rikuperua nga dëmtimi nga shkurti e në vazhdim) sezonin e kaluar kishin luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e dy trofeve në palamres dhe mbërritjen në finalen e Champions-it.

Lamtumirat e tyre dukeshin të destinuara për të krijuar çekuilibrime të mëtejshme, por më në përgjithësi të organizimit të fazës së mosposedimit të topit që ish-trajneri i Lacios po i jep skuadrës, Interi sot udhëton i sigurt në të gjitha repartet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Derbi Prishtina – Ballkani luhet nën ndriçimin e reflektorëve, delegohen gjyqtarët e xhiros së nëntë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.