Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon në fundjavë.
FC Prishtina dhe Ballkani do të përballen në xhiron e ardhshme në Superligë, e cila konsiderohet edhe si kryendeshja e javës.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për xhiron e nëntë, shkruan lajmi.net.
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Ilir Mehmeti.
Në Prishtinë pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skuadrave të dielën, me një numër të madh të tifozëve të pranishëm.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, nën dritën e reflektorëve, gjë që e bën edhe më fantastike këtë përballje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kujtojmë se Prishtina renditet në vendin e pesttë me 11 pikë, kurse Ballkani në vendin e parë me 19 pikë. /Lajmi.net/