• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bekham: Kur Ferguson më goditi me këpucë, tentova ta sulmoj. Viktoria i fali tradhtinë

05/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dejvid Bekham ka zbuluar se ai duhej të frenohej nga shokët e skuadrës gjatë grindjes famëkeqe me Sër Aleks Fergusonin në vitin 2003, kur trajneri skocez e goditi edhe me këpucë ish-kapitenin e Anglisë.

bekham

Tensionet u rritën mes dyshes pas ndeshjes së raundit të pestë të Kupës FA kundër Arsenalit në sezonin 2002-‘03, të cilën Mançester Junajtidi e humbi 2-0. Dhe në dhomën e zhveshjes tekniku skocez drejtoi gishtin nga lojtarët e tij. Bekham kujton se e kishte parë shefin e tij shumë të nxehur dhe humbi edhe vetë qetësinë pasi Sër Aleks e kritikoi atë pse nuk ndoqi kundërshtarin në aksionin e golit të pësuar. Ferguson më pas i lëshoi një këpucë, e cila e kapi në vetull lojtarin. “Po ecnim në dhomën e zhveshjes dhe trajneri po turfullonte. Mund ta shihja nga fytyra”, tregoi ishmesfushori i Junajtidit. “Dhe kur sheh fytyrën e tij ashtu, nuk dëshiron të jesh askund pranë tij. Është një fytyrë që askush nuk mund ta bëjë, më beso. Unë nisa t’i kundërvihem, duke përdorur fjalë të rënda që nuk duhej t’i kisha thënë. Mendoj se e përdora atë fjalë disa herë dhe thashë me vete: ‘dreqin, vërtet nuk duhej ta kisha thënë këtë’”.

Më pas i erdhi këpuca në fytyrë dhe Bekham tregon në dokumentarin që po tregon jetën e tij në “Netflix”: “U ngrita dhe shkova drejt tij dhe dikush më mbajti”. Pas këtij incidenti ai e dinte mirë se nuk do të luante më për Junajtidin. Bekham më vonë tregoi për dhimbjen e tij që duhej të largohej nga “Old Trafford” drejt Realit të Madridit sezonin e ardhshëm dhe zbulon se ai u lut të qëndronte në Mançester. “Kërkova të flas me trajnerin, por më thanë: ‘Jo, ai nuk dëshiron të flasë me ty’. Këmbëngula ‘më duhet të flas me trajnerin, duhet të di se kjo është me të vërtetë ajo që ai dëshiron’ dhe unë iu luta që të mos largohesha. Nuk mund të kontaktoja me të. A kam dashur ndonjëherë të largohem nga Junajtid? Jo, kurrë. Mançesteri ishte shtëpia ime. Marrëdhënia ime me trajnerin ishte gjithnjë speciale. Ne kishim momentet tona, por unë ende e doja”.

Viktoria: E kam falur për tradhtinë

Gruaja e Bekhamit, Viktoria, shpërtheu në lot gjatë dokumentarit të jetës së familjes së saj kur u prek tema e tradhtisë së Dejvidit në vitin 2003, kur luante në Madrid: “Ishte periudha më e vështirë e jetës sonë, sepse ndihej sikur e gjitha bota ishte kundër nesh. Të jem e sinqertë plotësisht, ne ishim kundër njëri-tjetrit, por ne ishim të lidhur dhe kishim  njëri-tjetrin. Unë e doja dhe e kam falur”.

Next Post

Mediat kroate me rrëfime interesante nga Prishtina, tifozët kosovarë tregojnë dashurinë e tyre për Dinamon e Zagrebit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.